Uashington, 19 janar – Autoritetet federale amerikane e arrestuan gruan për të cilën dyshojnë se e ka vjedhur laptopin nga zyra e spikeres së Dhomës përfaqësuese amerikane, Nensi Pellosi, gjatë trazirave në Kapitol, në fillim të këtij muaji.
Rajli Xhun Uilliams është arrestuar dje, konfirmoi përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë duke mos saktësuar se kur ajo do të paraqitet në gjykatë.
Byroja federale për hetime (FBI) në flerë-arrestin e së dielës nuk e akuzoi Uilliamsin për vjedhje, por vetëm për sulm në Kapitol.
Një i njohur o të arrestuarës deklaroi se ka parë video të Uilliamsin se si e merr laptopin, që, siç thekson, ka planifikuar t’ua dërgojë miqve në Rusi, e më pas t’ua shesë shërbimeve zbuluese të atij vendi. Plani., megjithatë, nuk u doli i suksesshëm.
Bashkëpunëtorët e Nensi Pellosit konfirmuan se laptopi i saj është vjedhur nga salla për konferenca, por shtojnë se ai është përdorë vetëm për prezantime.