Numri më i madh i punëtorëve të shëndetësisë janë femra se sa ai i punëtorëve të shëndetësisë meshkuj, kështu që mund të konstatohet se të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët e shëndetësisë më së tepërmi janë prekur femrat. Prej aty në grupën e të rrezikshëm janë vendosur mjekët amë dhe infermieret që punojnë tek ata
Redaksia KOHA
Shumica e organizatave joqeveritare që fokusohen tek gratë dhe të drejtat e tyre ndajnë të njëjtin mendim, se gratë janë më të ndjeshme ndaj infeksionit me koronavirus sesa burrat, por nga një këndvështrim profesional. Si më të rrezikuarat kuptohet se konsiderohen punëtoret e shëndetësisë te cilat ishin në vijat e para të luftës, pra punonjëset e tekstilit. Derisa pjesa më e madhe e të tjerëve mund të zgjidhnin të punonin edhe nga shtëpia, këto tre grupe duhej patjetër të qëndronin në vendet e punës së tyre.
SLAVICA TRAJKOVA: DO TË ZGJIDHJA TË ISHA SËRISH E PARA, SIÇ BËRA PËR DIBRËN
Infektologia nga spitali i Velesit, Dr. Slavica Trajkova, ishte në grupin e parë të mjekëve që vullnetarisht u paraqitën të shkonin për të trajtuar pacientët në Dibër, qyteti i parë që u vendos në karantinë për shkak të shfaqjes së Covid 19. Derisa shumica e kolegëve të saj po mendonin nëse do të ndërmerrnin një hap të tillë që do të thoshte se do të përballeshin me virusin e paparashikueshëm, ajo thotë se nuk mendonte fare për rrezikun, por përkundrazi mendonte se çfarë mund të bënte për pacientët. “Nëse më shërben shëndeti, dhe nëse ka një gjendje të ngjashme si ajo, prapëseprapë do të zgjedh të jem sërish në vijën e parë të frontit, siç bëra në Dibër. Do të bëj maksimumin dhe do të investoj profesionalisht, me përgjegjësi dhe profesionalizëm në përputhje me specializimintim si infektolog. Dhe pavarësisht se jam femër, me siguri që nuk i frikësohem sfidave!”, thotë dr.Trajkova.
Sipas kërkimeve shkencore, rreziku i ekspozimit në punë i punonjësve së shëndetësisë ndaj SARS-KOV-2 mund të përcaktohet nga mundësia e kontaktit të drejtpërdrejtë, të tërthortë ose kontakt të ngushtë me një person të infektuar me virusin. Kjo përfshin kontaktin ose kujdesin e drejtpërdrejtë fizik, kontaktin me sipërfaqet dhe objektet e kontaminuar, procedurat që krijojnë aerosole për pacientët me COVID-19 pa mbrojtje adekuate personale, ose punën me persona të infektuar në vende të mbyllura, vende të stërmbushura me njerëz me ventilim joadekuat. Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, në sektorin e shëndetësisë deri në vitin 2019 janë të punësuar 20.618 persona, nga të cilët 14.926 ose 72.39% janë femra ndërsa 5692 ose 27.61% janë meshkuj. Kjo do të thotë se tre herë më shumë gra kanë punuar me pacientë gjatë periudhës së koronës se sa burrat.
Sipas OJQ “ESEM”, numri më i madh i punëtorëve të shëndetësisë janë femra se sa ai i punëtorëve të shëndetësisë meshkuj, kështu që mund të konstatohet se të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen punëtorët e shëndetësisë më së tepërmi janë prekur femrat. Prej aty në grupën e të rrezikshëm janë vendosur mjekët amë dhe infermieret që punojnë tek ata.
“Ata u përballën me probleme serioze në sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale, veçanërisht në muajt e parë të pandemisë. Në atë periudhë kishte mungesë të maskave, dorezave dhe xheleve dhe mjekët amë ishin lënë vetë që të siguronin të gjitha këto pajisje pra secili për vete. Për shkak të pamundësisë për të siguruar pajisje cilësore mbrojtëse në kohën e duhur, mjekët amë dhe infermierët ishin vendosur në rrezik të lartë, veçanërisht në muajt e parë të pandemisë. Mjekët amë ndjejnë padrejtësi nga shteti, pasi shteti gjatë gjithë kohës siguron pajisje mbrojtëse personale për personelin mjekësor në ISHP, ndërsa mjekët amë edhe pse janë pjesë e sistemit shëndetësor, pothuajse aspak nuk kanë marrë pajisje mbrojtëse personale. Në të njëjtën kohë, shteti jo vetëm që nuk i ka ndihmuar financiarisht, por as nuk u ka ofruar asnjë mbështetje logjistike që të mund të blejnë pajisje mbrojtëse personale me shpenzimet e tyre”, tha Darko Antiq, ESEM. Nga ministria e shëndetësisë nuk japin të dhëna apo përgjigje konkrete se sa punonjës shëndetësorë të cilët ishin në qendrat e kujdesit, por edhe në atë parësore sa janë gra dhe sa burra. Ata thonë se të gjithë kanë pasur të njëjtin trajtim pavarësisht gjinisë. Në kohën e pandemisë së Covidit, sistemi shëndetësor ishte i organizuar dhe gati për të zbutur plotësisht fluksin e pacientëve nëpërmjet mobilizimit dhe organizimit të të gjitha burimeve të disponueshme në vend.
PUNONJËSIT NË SEKTORIN E SHËNDETËSISË:
Viti 2019: Gratë: 14.926 ose 72.39%
Meshkuj: 5692 ose 27.61%
Gjithsej: 20.618
“Në pavijonet dhe klinikat infektive ku trajtoheshin pacientët me Covid, ishte i angazhuar i gjithë personeli shëndetësor përmes një sistemi rotacioni, i cili ofronte pranim dhe trajtim të mirë për të gjithë pacientët që kishin nevojë. Ndalesa e përdorimit të pushimit vjetor në pandeminë Covid ishte një vendim që zbatohej njëlloj për të gjithë personelin shëndetësorë ndërsa nga e drejta e përdorimit të masës për gratë shtatzëna personeli shëndetësorë nuk u përjashtua”, thuhet në Ministrinë e Shëndetësisë. Përndryshe që nga fillimi i pandemisë së Covidit, 36 punonjës shëndetësorë me Covid kanë vdekur.Pavarësisht se janë goditur të parët, njerëz si Trajkova e pranojnë detyrën e tyre si të përgjegjshëm shoqëror, të guximshëm, këmbëngulës dhe të përhershëm. “Këta jemi ne, personat me skafandra që e vendosim jetën tonë private në shërbim të profesionit! Dikush do të pyesë: Deri kur? Nuk e di sa do të zgjasë, por një gjë e di: Do të durojmë!”, thotë Trajkova.
GRATË TË CILAT U PËRBALLUAN ME LARGIME NGA PUNA NË KRIZËN E KORONËS, MË SË TEPËRMI VUAJTËN PUNËTORËT E TEKSTILIT
Grupi i punëtorëve të tekstilit ishte një nga më të mëdhenjtë në kohën e pikut të pandemisë së koronës. Virusi Covid 19 po përhapej me shpejtësi mes punëtorëve në sallat e fabrikës, me dhjetëra punëtorë humbën jetën, mirëpo u goditën nga një virus tjetër – shkarkimet. Edhe në këtë sektor nuk ka shifra konkrete për raportin gjinor, por fakt është se shumica e tyre janë gra. Sipas të dhënave të shoqatës për kërkime dhe analiza në sektorin e tekstilit në vitin 2020, pa punë kanë mbetur 6783. Por ajo që është shqetësuese është se trendi i shkarkimeve nga puna ka vazhduar edhe këtë vit. “Rritja e numrit të të papunëve në këtë industri, tregon se industria e tekstilit ka nevojë për transformim dhe mbështetje shtesë nga shteti, por edhe nga i gjithë sistemi, me qëllim për të qenë më konkurrues, duke marrë parasysh se industria jonë e tekstilit funksionon dhe është e varur nga porositë nga jashtë. , thotë Viktor Mitevski, ZMAI.
Tekstili punëson mbi 30.000 njerëz në vend dhe përbën 10 % të totalit të eksporteve. Nga shoqata “GlasenTekstilec” thonë se jo vetëm punëtorët e tekstilit, por edhe viktimat më të mëdha në këtë krizë ishin gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, nënat e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare që janë përfshirë nga masat dhe të cilat janë përballur me shkarkime nga puna për gjoja shkelje të rendit dhe të disciplinës, shkarkime me marrëveshje dhe mos vazhdimi i kontratave të punës. “Shteti mundej dhe duhej të koordinohej për t’iu përgjigjur të gjitha abuzimeve të të drejtave të punëtorëve, pagave, të drejtës për sigurim shëndetësor, të drejtës për kompensim të shtuar në rast papunësie të përkohshme dhe të gjithëve që të kenë të drejtë në atë kompensim pavarësisht nga lloji i shkarkimit nga puna. “Për punëtoret shtatzëna që kanë humbur punën, të lejohet një pushim minimal i paguar i lehonisë”, tha Kristina Ampeva, Glasen Tekstilec.
ESEM ka kryer një studim mbi ndikimin e sëmundjes së koronës te gratë dhe sipas të dhënave të tyre në 16 nga 25 aktivitete ku kanë punuar gratë në vitin 2020 ka një ulje të numrit të punonjësve. Nga gjithsej 421 gra të anketuara, 55 grave I u është ndryshuar statusi i punës, përkatësisht janë shkarkuar nga puna. Por ndryshimet më të mëdha vërehen tek ato gra që janë të punësuara me kontratë me afat të caktuar, me kontratë me vepër ose të punësuara për llogari të tyre.
Numri i grave që kanë nevojë për ndihmë shtetërore gjatë pandemisë është 100% më i lartë se para fillimit të saj. Por për shkak të gjendjes së keqe familjare, ndihma e tyre është shfrytëzuar nga anëtarët e tjerë të familjeve ku ata jetojnë. Sipas hulumtimit, numri më i madh i grave kanë përdorur asistencë financiare për blerje produktesh dhe turizëm. Ka edhe gra që kanë aplikuar për një lloj të caktuar ndihme dhe mbështetje, por atë nuk e kanë realizuar. Të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale tregojnë se me gjashtë paketat e masave ekonomike të miratuara nga shteti janë shpëtuar 80 mijë vende pune. Sipas ministrisë, plani operacional i punësimit për vitin 2021 parashikon që punëtorët që humbën vendin e punës gjatë periudhës së pandemisë, të kenë përparësi në përdorimin e masave të ndryshme të punësimit.
“Për herë të parë këtë vit, Plani Operacional parashikon tre parime, sipas të cilave prioritet u jepet atyre që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë Covid-19, pastaj parimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirës dhe parimi i zhvillimit të balancuar rajonal. Vëmendje e veçantë i kushtohet të papunëve afatgjatë, grupeve të pambrojtur, romëve, grave dhe të rinjve të papunë, si dhe të papunëve të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në ministrinë e punës dhe politikës sociale. Sipas ministrisë, me masën e fundit për subvencionimin e pagave janë siguruar 100 milionë denarë për mbulimin edhe të papunëve. Vëmendje e veçantë thuhet se do t’i kushtohet punonjësve në industrinë e tekstilit. Me këtë parashikimet janë se nga 866 persona që mbuloheshin me këtë masë tani numri i tyre do të rritet në 1304. Në këtë mënyrë, mbulimi total i të papunëve me planin operativ do të rritet nga 10.279 në 10.717 persona.
GRATË E PUNËSUARA QË KANË HUMBUR PUNËN:
Me kontratë më pak se 12 muaj: 52%.
Me një kontratë 12 muaj ose më shumë: 39%
Koha e pacaktuar: 9%
Rritja e numrit të grave që janë punonjëse familjare pa pagesë: 33%
DHUNA NDAJ GRAVE NË KARANTINË U RRIT, NË VEND TË NDIHMËS ATO MORËN KUPONA TURISTIKE
Në karantinë me dhunuesin, për orë e ditë të tëra, pa mundësi arratisjeje nga shtëpia. Kështu mund të përshkruhet gjendja e një gruaje viktimë e dhunës familjare në kohën kur ishin në fuqi masat e marra në gjendjen e jashtëzakonshme, me të cilat kishte ndalime afatgjatë për të lëvizur ambiente te hapura. OJQ-të që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave si HERA dhe ESE theksuan se në rrethana të tilla, përveç problemeve të zakonshme që lidhen me dhunën familjare, si divorci dhe kujdestaria e fëmijëve, gratë viktima të dhunës familjare ballafaqoheshin edhe me probleme specifike, siç janë dhuna psikike dhe ekonomike, shtyrjen e procedurave gjyqësore, në kërkesën të viktimave, hetimet policore nuk kanë qenë efektive. Sipas Rrjetit Kombëtar për Luftën Kundër Dhunës ndaj Grave, intensiteti i dhunës është rritur gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe në mjediset ku ka pasur potencial për dhunë, zbatimi i masave kufizuese dhe karantina ka qenë katalizator për realizimin e dhunës. Kapaciteti i kufizuar i punës së qendrave për punë sociale dhe shtyrja e seancave gjyqësore për rastet e dhunës në familje, ka ndikuar në uljen e numrit të klientëve që janë drejtuar për ndihmë dhe mbështetje.
“Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale ka funksionuar përmes linjës kujdestare telefonike, ndërsa kërkesat për realizimin e të drejtave të qytetarëve janë dorëzuar përmes postës elektronike. Kjo mënyrë komunikimi kufizon qasjen në drejtësi për personat që nuk kanë kompjuter dhe internet dhe nuk dinë si të përdorin pajisjet elektronike. Trajtimi joefikas i policisë në rastet e dhunës familjare ka vazhduar edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.“Përkatësisht në disa raste janë dokumentuar raste të dhunës në familje të raportuara nga viktima dhe pas vizitës nga policia viktima është lënë në shtëpi me autorin dhe rasti është regjistruar si ankesë”, thonë nga OJQ. Hera.
Kjo vërtetohet edhe nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të tremujorit të dytë të vitit 2020, kur ka pasur më se shumti ditë në të cilat është kufizuar lëvizja për shkak të masës së karantinës. Përkatësisht, në periudhën prill-qershor 2020, në Ministrinë e Brendshme janë regjistruar gjithsej 985 ankesa, që është 34% më shumë krahasuar me vitin 2019, ose 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Kjo situate është evidentuar dhe e vërtetuar me deklaratën e ministrit të Brendshëm, sipas të cilit numri i denoncimeve për dhunë familjare për muajt prill dhe maj 2020 është rritur me 44,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Është e rëndësishme të theksohet se shteti ka dështuar të sigurojë mbrojtje institucionale në kohë adekuate për viktimat e dhunës familjare, sepse në radhë të parë masat urgjente të qeverisë për parandalimin dhe mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19 i penguan gratë të kenë qasje në mbrojtje nga dhuna familjare. Për shkak të masave joadekuate të qeverisë për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, disa organizata joqeveritare kanë reaguar drejtpërdrejt me letra me shkrim drejtuar qeverisë. Edhe pse shteti ka zbatuar masa të reja ose të ndryshuara për të lehtësuar qasjen e viktimave ndaj paraqitjeve dhe mbrojtjes nga dhuna familjare, prapëseprapë të dhënat tregojnë se lëshime të tilla kanë pasoja të pariparueshme për gratë, si që ishte humbja e punës dhe rënia në varfëri e ndjekur nga rritja e dhunës seksuale psikike dhe dhunës fizike”, tha Darko Antiç, ESEM.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për atë që ka ndodhur mu në periudhën më të rrezikshme nuk ka asnjë spjegim. Por thonë se për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, në janar 2021 është miratuar Ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna familjare, ndërsa në periudhën e kaluar është punuar intensivisht në zbatimin e plotë të tij i cili është në përputhje të plotë me Konventën e Stambollit të këshillit Evropian, e cila ratifikoi Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Veçanërisht e rëndësishme në luftën për mbështetje më të madhe për gratë viktima të dhunës është ngritja e 13 shërbimeve të specializuara për kujdesin e grave viktima të dhunës familjare dhe dhunës me bazë gjinore në 6 rajone planifikuese, tre qendra të krizës për viktimat e dhunës seksuale, 10 qendra këshillimore të specializuara për ‘Gratë viktima të dhunës dhe dhunës familjare dhe 8 qendra të reja të specializuara këshillimore për trajtim psiko-social për kryesit e dhunës në familje’, thuhet në ministrinë e punës dhe politikës sociale.
OJQ-të apelojnë që në të ardhmen të bëhet një analizë e nevojave reale të grave që vuajnë nga dhuna familjare, në mënyrë që të mos përsëritet shembulli ku në vend që të marrin ndihmë për përkujdesje dhe pavarësi ekonomike, ato marrin një kupon turistik që nuk kanë se si dhe kur të përfitojnë.
(Kjo storje është realizuar përmes një projekti të realizuar nga gazeta “Vijesti” nga Mali i Zi dhe gazeta “Koha” nga Maqedonia e Veriut)