Në Parkun e qytetit pasdite nga ora 17 do të fillojë Festivali i gjashtë Skopje Strit, i cili do të mbahet këtë fundjavë.
“Festivali këtë vit përfshin pesë stejxhe: grafite, strit boll mes kafeneve të njohura në Shkup, dens stejxh, stejxh muzikor. Do të ketë koncepte kreative, zbavitëse dhe edukative, të lidhura në një platformë, e cila në aspektin urban e zgjon Shkupin. Do të kemi mundësi ta shohim Fank Shou, SAF me 20 vjet situatë të Shkupit dhe producentin virtuoz, Kiril Xhajkovski së bashku me MC David Lion”, kumtuan organizatorët.
Skopje strit festivali gjatë gjashtë viteve të kaluara ishte nikoqir i më shumë se 200 artistëve nga Maqedonia, rajoni dhe bota.