Shkup, 29 mars – Për një kohë të caktuar do ta ndërrojmë mënyrën e pagesës ndaj barnatoreve për ilaçet e dhëna me recetë dhe jam i sigurtë se problemi me mungesën e ilaçeve në barnatore në të ardhmen nuk do të ndodh.
Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se me Fondin e Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë punojnë në mënyrë aktive, ndërsa problemin e locojnë në mënyrën e pagesës në barnatore për çka tani kërkojnë mënyrë adekuate që kjo të korrigjohet
“Tani derisa ende vlen mënyra ekzistuese e pagesës, Fondi gjeti zgjidhje të përkohshme për rritjen e kuotave, ndërsa për një kohë të shkurtë kur do ta konfirmojmë mënyrën më të mirë në vend të pagesës me recetë, do të dalim me informata zyrtare dhe do ta zbatojmë masën”, shtoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në të cilën ka informuar për zvogëlimin e çmimeve të ilaçeve.