Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në deklaratë për media tha se nuk paraqet problem nëse Kosova vendos test PCR për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që dëshirojnë të udhëtojnë për në Kosovës, raporton TV21.
Filipçe komentoi edhe deklaratën e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ku tha se nuk ka qenë i informuar për masat e reja.
“Edhe sikur të informohej një ditë më parë nuk e di se çfarë do të ndryshohej. U diskutua në mëngjes në Komision dhe ia propozuam atë Qeverisë dje duke u bazuar në informacionet që bazohen në numrin e përgjithshëm të testimeve që dalin pozitive dhe në këto shtete numri është i lartë. Përveç kësaj, ka edhe kapacitetet spitalore janë mbushur. Nëse dikush mendon se gjendja epidemiologjike në vendin tonë është e tillë, që duhet të futen PCR, ajo është politikë nacionale. Ne këtë e bëjmë që t’i mbrojmë qytetarët tanë”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në seancën e djeshme Qeveria e Maqedonisë miratoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për test PCR-negativ për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi.