Shkup, 2 shtator – Mëngjesin e së hënës në Prokurori është thirrur për të dëshmuar për rastin “Zhvatja”, ku i dyshuar kryesor është Bojan Jovanovski-Boki13, edhe prezantuesja televizive, Lila Filipovska, informon Koha.mk
Filipovska, njihet si shoqe e Boki 13, të cilin e ka shoqëruar në disa vizita edhe jashtë vendit, ndërsa në ditën kur është ndaluar në kufirin me Greqinë, mediat raportuan se ishte edhe ajo në makinë. Më 15 korrik ndodhi ndalimi i Boki 13, i cili siç u tha me një çantë me para tentoi të kalojë kufirin me Greqinë, por isha ndaluar disa kilometra pranë Gjevgjelisë. (koha.mk)