Shkup, 30 korrik – Komuna Butel filloi me asfaltimin e rrugës “3” që çon deri te shkolla e sapoprojektuar në Vizbeg. Sipas njoftimeve të Komunës, do të asfaltohen gjithsej 310 metra rrugë me sipërfaqe prej 1.500 metra katror, ndërsa rruga në disa vende do të jetë me gjerësi të ndryshme.
Kryerës i punëve ndërtimore është firma “Giv Grup” nga Shkupi, ndërsa mjetet në vlerë prej 1.909.000 denarë janë siguruar nga buxheti i Komunës Butel.
Paraprakisht firma “Qanu-Kompani” nga Shkupi do të vendosë rrjet të ujit dhe kanalizimit në këtë rrugë në gjatësi prej 426 metra për çka komuna Butel nga buxheti i saj ka ndarë 2.785.385 denarë për ujësjellësin dhe 2.473.980 denarë për rrjetin e kanalizimit.
“Me këtë investim të Komunës Butel në vlerë të tërësishme prej 7.168.365 denarë, aq sa kushton ndërtimi i kompletuar i kësaj rruge që çon deri te shkolla fillore e sapoprojektuar në Vizbeg, janë krijuar të gjitha kushtet për të filluar ndërtimi i tij nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, porosisin nga Vetëqeverisja Lokale.