Shkup, 8 shkurt – Për të reduktuar rrezikun e derdhjes së lumit Vardar gjatë reshjeve të dendura të shiut, ekipet e Qytetit të Shkupit sot në qendër të qytetit, filluan aksionin për të pastruar argjinaturat dhe materialin ndërtimor të grumbulluar në shtratin e lumit.
Në fillimin e aksionit për pastrimin e shtratit të lumit Vardar mori pjesë edhe kryetari Shilegov.
– Sot filluam aksionin për pastrimin e argjinaturave dhe materialit ndërtimor nga shtrati i lumit Vardar. Qëllimi i këtij aksioni është zvogëlimi i rrezikut të derdhjes së lumit gjatë shirave të dendura. Argjinaturat dhe mbetjet ndërtimore në Vardar e zvogëlojnë rrjedhën e ujit, duke rritur seriozisht rrezikun e përmbytjeve. Për këto arsye, këto ditë ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” do të punojnë në pastrimin e terrenit, dhe njëkohësisht është obliguar kompania ndërtimore “Beton”, si realizues i objektit “Rrota panoramike” ta rregullojë hapësirën e punimeve ndërtimore me qëllim që mundësojë rrjedhë maksimale të shtratit të lumit në pjesën te ura për këmbësorë. Shirat e zbuluan rrezikun për sigurinë e qytetarëve, pronave të tyre dhe objekteve rreth Vardarit që është shkaktuar nga projekti “Shkupi 2014”. Aksioni do të zgjasë deri në pastrimin e plotë të shtratit të lumit. Materiali ndërtimor i hequr do të dërgohet në depon e NP “Rrugë dhe rrugica”. Siguria e qytetarëve nuk ka çmim. Qyteti i Shkupit do të bëjë gjithçka në suaza të kompetencave të tij për t’i mbrojtur qytetarët nga përmbytjet dhe pasojat e tjera të padëshiruara të shkaktuara nga projekti jo cilësor “Shkupi 2014”, – tha sot kryetari Shilegov.
Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve relevante që të angazhohen në mënjanimin e pasojave të dëmshme të këtij projekti me qëllim parandalimin e shpenzimeve shtesë dhe për sigurinë e qytetarëve.
Aksioni për pastrimin e lumit Vardar do të zhvillohet në qendër të qytetit, në pjesën e shtratit midis urës “Goce Dellçev” dhe Urës së Gurit, më saktët, tek anija e parë, ku është më e ngushtë gryka e lumit dhe gjasat janë më të mëdha për derdhjen e ujit .