Në përfundim të barazimit historik me Milanin, ku protagonist ishte portieri Brinjoli, i cili shënoi në minutën e 95-të golin me kokë që çoi shifrat në 2-2, ky i fundit foli për këtë moment magjik në karrierën e tij.
“Jo se nuk besoja se do shënoja, por kishte një probabilitet shumë të vogël që të bëja diçka të tillë. Jam i kënaqur për të gjithë, por më veçanërisht, për presidentin, që na ka qëndruar gjithmonë pranë. 30 sekondat e fundit? Nga stoli më thanë që të shkoja tek porta e Milanit. Unë shkova, mbylla sytë kur pashë topin që po vinte dhe kërceva si portieri, jo si një sulmues, dhe realizova një gol të çmendur” – deklaroi Alberto Brinjoli.