Shkup, 24 dhjetor -Fletarrestet ndërkombëtare për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin të dënuar në rastin Monstra ende janë aktive edhe pse para 20 ditëve pas pesë viteve të kaluara në burg, u liruan katër të dënuarit tjerë në rastin Monstra, që gjendeshin në burgun e Shutkës, shkruan Fokus.
Demiri dhe Ismailoviq gjenden në Kosovë, ku janë liruar nga gjykata për shkak të mungesës së dëshmive kundër tyre, mirëpo fletarrestet kundër tyre ende janë në ueb faqen e policisë maqedonase.
Nga MPB kanë deklaruar për Fokus se fletarrestet e shpallura për ndonjë person nuk tërhiqen pa u vërtetuar vend ndodhja e tyre.
Ndryshe, nga burgu i Dubravës, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të dënuar në Maqedoni me burg të përjetshëm për rastin ‘Monstra’ janë liruar në shkurt të vitit 2016. Ismailoviq dhe Demiri ishin arrestuar në mars të vitit 2013 në Prishtinë dhe ishin dënuar me 2.5 vjet burg për veprën armëmbajtje pa leje.