Paris, 24 mars – Franca e kaloi pragun prej 1.100 rasteve të vdekjes në spitale nga koronavirusi, prej çka janë përjashtuar rastet e vdekjes në shtëpitë e të moshuarve.
Janë 240 raste të vdekjes më shumë se dje. 85 për qind e të vdekurve janë të moshës mbi 70 vjeç. Njëkohësisht 328 persona janë shëruar q[ë nga fillimi i epidemisë.
Drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Zherom Salomon, më tutje kumtoi se Franca tani ka 22.300 raste të kon firmuara të të infektuarve me koronavirus në territorin e vet. Për momentin janë hospitalizuar 10.176 persona, mes të cilëve 2.516 janë në gjendje serioze dhe janë në kujdes intensiv, përkatësisht 434 raste më shumë se dje. Prej tyre 34 për qind kanë qenë pacientë seriozisht të sëmurë të moshës nën 60 vjeç; ndërsa 58 për qind mes 60 dhe 80 vjeç.
Duke përkujtuar se po përballemi me “epidemi të shpejtë dhe përkeqësuese”, ai theksoi se Franca për momentin po kryen 9.000 teste në ditë. Kapaciteti do të rritet për 10.000 teste shtesë deri në fund të javës.
Do të thotë, Franca do të ketë mundësi të bëjë 29.000 teste në ditë nga java e ardhshme, përkundër 9.000 për momentin, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm për shëndetësi.