Paris, 5 shtator – Ministria franceze e Punëve të Jashtme i bëri thirrje Iranit që të përmbahet nga çfarëdo lloj aksionesh konkrete.
Ministria kërkoi që Irani të përmbahet nga aktivitetet të cilat nuk janë në pajtim me detyrimet e atij vendi sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Irani paraprakisht kumtoi se nga e premtja do të fillojë me zhvillimin e centrifugave për shkak të përshpejtimit të pasurimit të uraniumit, që paraqet mosrespektim të ri të marrëveshjes bërthamore të lidhur me fuqitë botërore.
“Irani duhet të përmbahet nga të gjitha aksionet konkrete të cilat nuk janë në pajtueshmëri me detyrimet e tij dhe të cilat mund t’i shkelin përpjekjet për deeskalim”, deklaroi zëdhënësja e MPJ-së franceze Agnes fon der Mil.
Irani nga maji i këtij viti me uljen e respektimit të marrëveshjes bërthamore nga viti 2015, që ka për qëllim të kryejë presion ndaj vendeve evropiane që të hynë në pakt për ekonominë iraniane që të mbrohet nga sanksionet amerikane.
Presidenti iranian Hasan Rohani publikoi se ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha kufizimeve në hulumtimet bërthamore dhe zhvillim të kësaj teknologjie në vend. Kjo masë është ndërmarrë sepse “nuk është arritur rezultati i dëshiruar” në kontekst të iniciativës diplomatike të Francës që ta ruajë marrëveshjen bërthamore të arritur në korrik të vitit 2015 në Vjenë, informon presidenti iranian.
Rohani këtë e deklaroi pasi i dërguari amerikan për Iranin Brajan Huk e hodhi poshtë idenë për “vendosjen jashtë force” të sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit që të mundësohet linjë kreditore prej 15 miliardë dollarë për të cilën është biseduar me nënshkruesit evropianë të marrëveshjes bërthamore.
Funksionarë iranianë theksuan se janë të gatshëm që përsëri në tërësi ta zbatojnë marrëveshjen bërthamore në këmbim të linjës kreditore prej rreth 15 miliardë dollarë për të cilën negociohet me Evropianët dhe për arritjen e saj afati i fundit është këtë fundjavë.
Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Iranit dy ditët e kaluara debatojnë për atë që të shpëtohet marrëveshja bërthamore të lidhur në Vjenë në vitin 2015 është sjellë në pikëpyetje pasi SHBA-ja njëanshëm u tërhoqën në maj të vitit të kaluar.