Shkup, 22 janar – “Zgjidhja e çështjes së Maqedonisë është një hap pozitiv për Evropën” vlerëson gazeta prestigjioze britanike “Fajneshëll Tajms”, e cila në kolumnën e kolegjiumit redaktues thekson se me zgjidhjen e problemit të hapur 27-vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë është një arritje e rrallë, arritje me vlerë për festimin e Ballkanit Perëndimor.
Siç theksojnë nga pres shërbimi qeveritar në këtë kontekst “Fajneshëll Tajms” thekson se çështja e hapur për dallimet rreth emrit ishte fre për në integrimet BE dhe në NATO të vendit dhe si rezultat i kontekstit të këtillë politik 2 milionë njerëz ishin lënë me shanse të vogla për prosperitet ekonomik dhe pa kurrfarë garancie për sigurinë e tyre.
“Në qershor të vitit të kaluar të dy kryeministrat nënshkruan marrëveshje në bregun e Liqenit të Prespës me të cilën vendi riemërtohet në Republika e Maqedonisë së Veriut, njihen gjuha dhe kultura, përkufizohet se nuk ekziston lidhshmëri me trashëgiminë kulturore antike dhe hiqen qëndrimet irredentiste në tekstet shkollore”, shkruan gazeta dhe shton se kontesti me emrin paraqiste anakronizëm ekscentrik i cili qëndronte pezulluar në pjesën e Evropës që është sinonim për “fuçi barut” të tensioneve etnike dhe rivalitetit gjeopolitik.
Njëherit, shtohet se kryeministri i ri Zoran Zaev dhe kolegu i tij grek Aleksis Cipras , u takojnë meritave për kompromisin e arritur dhe se kryeministri grek e ka ndërmarrë përgjegjësinë edhe krahas rezistencës së opozitës greke.