Dionicio Farid Rodriguez arriti që t’i mashtrojë mediat në Meksikë, duke thënë se është një futbollist i Juventusit. 19 vjeçari bëri një llogari të rreme në rrjetet sociale – e cila ka më shumë së 16 000 përcjellës – dhe shtoi fotot me fanellën e skuadrës. Ai madje arriti që ti editoi fotot e lojtarit portugez Joao Serrao, i cili është në akademinë e Juventusit. Për shkak të statusit të tij si lojtar i Zonjës së Vjetër, Farid arriti që të jep intervista duke folur për përvojën e tij në Torino. Karriera e mashtruesit megjithatë është e lidhur me disa skuadra të tilla si; Lobos BUAP dhe Pumas de la UNAM, dhe ai po ashtu ka shpikur lojëra dhe gola që asnjëherë nuk përputhen me realitetin.