Arsenali gabon në momentin më vendimtar të sezonit duke humbur mundësinë që të ngjitet në vendin e katërt që siguron Ligën e Kampioneve. Skuadra e Unai Emeri ka regjistruar sot humbjen e 3 në 4 ndeshjet e fundit, duke mbetur në vendin e pestë në klasifikimin e kampionatit anglez.
Këtë herë, humbja ishte në fushën e Ulvërhempton, i cili zbërtheu “topçinjtë” që në pjesën e parë të sfidës. Neves në minutën e 28 hapi serinë e golave, ndërsa Doherti e Jota më pas çuan shifrat në 3-0 para pushimit të sfidës.
Goli i Sokratis 10 minuta para fundit ishte vetëm për ngushëllim për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-1 pasi Arsenali doli pa pikë nga stadiumi, duke mbetur trashmë 1 pikë pas Çelsit të vendit të katërt kur i mbeten vetëm 3 ndeshje për të luajtur.