Jerusalem, 21 nëntor – Ministri izraelit i Ndërtimtarisë dhe Banimit, Joav Galant u kërcënua me vrasje të liderit të lëvizjes palestineze islamiste Hamas, e cila kryeson me Rripin e Gazës, transmeton BTA.
Galant paralajmëroi se po përgatitet “fushatë e madhe”, në të cilën Izraeli do t’i shkaktojë goditje serioze ekstremistëve të Hamasit.
Ministri, i cili është ish-gjeneral i armatës izraelite dhe i cili ka komanduar me forcat izraelite në Rripin e Gazës, deklaroi se lideri i Hamasit, Jahja Sinuar duhet t’i rishqyrtojë veprimet e veta në mënyrë që të mos ndeshet sërish me armatën izraelite.
“Ditët e Jahja Sinuarit janë të numëruara, ai nuk do të vdesë në shtëpi të pleqve, dhe ai duhet të sillet në mënyrë adekuate”, tha Galant në konferencën për shtyp të organizuar nga ana e “Jerusalem post”.
Komuniteti ndërkombëtar druante se Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër për të filluar luftë të katërt të ndërsjelltë në afat prej një dekade, por me ndihmën e Egjiptit dhe Kombeve të Bashkuara ishte arritur ndërprerja e zjarrit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se momenti është joadekuat për konflikt më të madh me Hamasin dhe ishte kritikuar për marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit të arritur me palestinezët. Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Liberman dha dorëheqje në shenjë proteste dhe e akuzoi kryeministrin Netanjahu se po zbaton politikë shumë të butë ndaj terroristëve. Liberman, gjithashtu, e tërhoqi partinë e tij “Shtëpia jonë Izraeli” nga Qeevria e koalicionit të Netanjahut, me çka shumica e deputetëve u pakësua në mënyrë drastike.
Me një hamas të fuqishëm dhe me populaltë të vendosur për rezistencë, lufta e re në Gazë do të ishte katastrofë më e madhe për Qeverinë izraelite dhe Netanjahu është mjaft i vetëdijshëm për atë, komentin “Al Xhezira”. Televizioni vlerëson se prioritet më i madh rajonal i Netanjahut është kundërshtimi i Iranit dhe aleatëve të tij. Nga atje, Gaza pa konflikt mundëson shkatërrim të ndikimit iranian në Rripin e Gazës dhe fokusim të vëmendjes në projektin më të madh të Netanjahut – lënia anash e Iranit në takimin e Lindjes së Afërt, thekson “Al Xhezira”.
Kryeministri izraelit po tenton ta prëforcojë frontin antiiranian në Lindjen e Afërt përmes vendosjes së aleancës me shtetet arabe të Gjirit, më së shumti me Arabinë Saudite, dhe me SHBA-në dhe arritjen e “marrëveshjes përfundimtare”. Ajo marrëveshje parasheh imponim të një forme të caktuar të zgjidhjes territoriale të çështjes palestineze dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve me shtetet arabe, me qëllim të izolimit shtesë të Iranit në rajon, thekson “Al Xhezira”.
Pas vizitës në Oman, burime izraelite pohojnë se në rrjedhë janë kontakte intensive me një vend tjetër mysliman ku Netanjahu do të shkonte për vizitë zyrtare. Ato burime pohojnë se ai shtet nuk ka raporte diplomatike me Izraelin, por se në negociata është bërë përparim i dukshëm, për ç’shkak pritet Netanjahu së shpejti ta vizitojë atë vend, lajmëron Radioja shtetërore izraelite.
Rabini amerikan me ndikim, Mark Shnajer, themelues dhe kryetar i Fondacionit për mirëkuptim etnik, organizatë jofitimprurëse e cila fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve myslimano-hebraike, deklaroi se kohë më parë ka vizituar disa nga vendet arabe të Gjirit dhe me atë rast ka vërejtur ndryshim në qëndrimet e tyre ndaj Izraelit. Në të kaluarën, ato shtete pohonin se marrëdhënie zyrtare me Izraelin do të vendosin vetëm pas marrëveshjes paqësore me palestinezët, prëderisa tani thonë se ëstë i mjaftueshëm edhe fillimi i negociatave.
Shnajer pohon se i pari do të jetë Bahrejni i cili do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, e më pas do të pasojnë edhe vende të tjera