Shkup, 9 gusht – Ka qenë një garë shumë interesante ajo e pilotëve të Formula 3, që të dielën kanë vozitur bolidët e tyre në shtegun e Silverstone. Shqiptari i vetëm në këto gara Lirim Zendeli e filloi garën nga pozita e dytë, por ai menjëherë ka tejkaluar kundërshtarin e tij dhe ka mbajtur pozitën e parë deri në rrethin e 20, kur gara po shkonte drejt fundit.
ër fatin e keq të shqiptarit, holandezi Viscaal në kilometrat e fundit të garës arrin që ta parakalojë Zendelin, por shkupjani nuk u dorëzua dhe arriti që përsëri të rimerr pozitën e parë në dy kthesat e fundit dhe kur pritej që të kalojnë në vijën e binishit, Viscaal kalon vijën e fundit i par, për të lënë Zendelin pa fitoren e parë në garat e Formula 3, njofton Albsport.mk, pwrcjellw gazeta Koha.mk
Sigurisht që ky është një sukses i madh për pilotin shqiptar, pasi kjo është hera e dytë që ngjitet në podium, kur në Spielberg njëjtë arriti të përfundojë garën në pozitën e dytë. Gara e radhës është ajo e Barcelonës, që do të zhvillohet nga 14-16 gusht.