Milani llogarit sërish golat e Olivier Giroud. Pas 7 ndeshjesh “të thata”, francezi vendosi ndeshjen ndaj Torinos, duke iu dhënë kuqezinjve 3 pikë shumë të rëndësishme, pas 4 humbjeve radhazi.
Stefano Pioli do të mbështetet sërish tek ish-lojtari i Chelsea në ndeshjen e nesërme në Champions League kundër Tottenham. Një udhëkryq i rëndësishëm për “Djallin” dhe për të, i cili e ka vendosur të ardhmen e tij në javët e fundit.
Siç raporton “Corriere della Sera”, negociatat për rinovimin po vazhdojnë. Kërkesa e tij është 3.7 milionë euro, ndërsa oferta e Milanit pak më e ulët, por do të gjendet një emërues i përbashkët me përfshirjen e bonuseve.
Për momentin mes ofertës dhe kërkesës kërcejnë 200-300 mijë euro, por marrëveshja duket se është një hap larg. Aq sa më shumë se javë, mund të kalojnë ditë për ta parë francezin duke zyrtarizuar marrëveshjen e re.
Sulmuesi duhet të fitojë 3.5 deri në 3.7 milionë euro deri rshorin e vitit të ardhshëm, me rinovimin që nuk është vënë në pikëpyetje as nga lojtari dhe as nga klubi