Shkup, 7 shtator – Gjykata Themelore Shkupi 1 ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me gjashtë muaj burg Matija Kaninov, i cili më 28 shkurt të vitit të kaluar gjatë protestave të organizatës “Për Maqedoni të përbashkët” sulmoi ekipin e gazetarëve të A1on.
Gjykatësja Marija Kletniçka Markovska theksoi se gjatë marrjes së vendimit janë marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese për të akuzuarin, përcjell Telegrafi Maqedoni.