Në përleshjet midis policisë dhe demonstruesve gjatë natës së kaluar në qendër të Barcelonës janë lënduar dhe hospitalizuar të paktën gjashtë persona.
Deri tek përleshja erdhi pasi policia tentoi t’i dëbojë demonstruesit, të cilët ishin të mbledhur para selisë së policisë spanjolle, njoftuan mediumet britanike.
Sipas policisë, mbrëmë në Barcelonë ishin mbledhur rreth 350.000 persona, nga të cilët shumica i valonin flamujt për pavarësinë e Katalonjës.