Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën prej 8 deri më 10 korrik janë bërë 1.869 teste, ndërsa janë regjistruar 524 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve 29 janë riinfeksione. Janë shëruar 463 pacientë, ndërsa nuk ka persona të vdekur gjatë tri ditëve të kaluara. Janë regjistruar katër të vdekur në periudhën prej 28 qershor deri më 7 korrik. Për momentin aktive janë 1.645 raste me koronavirus, informoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga numri i përgjithshëm i testeve, gjatë tri ditëve të kaluara më së shumti raste janë regjistruar në Shkup – 314. Në Manastir janë regjistruar 35 raste, Tetovë – 23, Kumanovë – 20, Veles dhe rastet tjera në qytetet tjera të vendit