Policia e Torinos ka bërë një zbulim befasues në selinë e Ultrasve të Juventusit. Në orët e para të mengjesit të ditës së sotme, policia bastisi godinën, ku u gjetën një arsenal armësh. Hetimet filluan kur parulla neo-fashiste nga grupi famëkeq i tifozëve “Drughi” u gjetën në qendër të Legjionos Subalpina në Torino.
Shefi i policisë së Torinos, Carlo Ambra foli për mediat lidhur mbi këtë cështje.
“Kemi hetuar dhe kemi gjetur lidhje midis këtyre grupeve dhe tifozëve”.
Kontrollet kanë filluar në mëngjesin e sotëm jo vetëm në Torino, por edhe në pjesën veriore të Italisë.