Shkup, 6 tetor – Shtatë shtetas afganë të moshës nga 18 deri në 38 vjeç janë gjetur nga policia gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve i drejtuar nga një banor i Gjevgjelisë mëngjesin e sotëm në fshatin Përdejci.
Siç informon MPB-ja, mëngjesin e sotëm në orën 2:30 nga ana e patrullës nga vendkalimi kufitar Bogorodicë, në fshatin Përdejci është ndalur një automjet i udhëtarëve “Suzuki Suift” me targa të Velesit i drejtuar nga R.M.(47) nga Gjevgjelia.
Gjatë kontrollit në automjet, janë gjetur shtatë shtetas afganë të moshës nga 18 deri në 38 vjeç. Emigrantët dhe shoferi janë arrestuar për procedurë të mëtejshme.