Bota e sportit e ka marrë ditën e sotme një lajm tragjik, përcjellë Insporti.com. Çiklisti 23-vjeçar, Jimmy Duquennoy është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij dhe sipas një komunikate që ka bërë publike skuadra e tij ËB Aqua Protect Veranclassic, çiklisti ka pësuar një atak kardiak. “Kemi mbetur të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Sot në mëngjes morëm një lajm të tmerrshëm, të ndarjes nga jeta të Jimmy Duquennoy”, thuhet në komunikatën e skuadrës belge të çiklizmit.