Shkup, 1 shkurt – Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata dhe vende-vende të lagështa në vendet nën hije.
NN “Ilinden – Strugë njoftoi se dje dhe sot, gjegjësisht më 29 dhe 30 janar të këtij viti në aksin rrugor rajonal Р-1301 nga “Biljanini Izvori” – lagjja Konjsko do të fillojë ndryshimi i regjimit qarkullimit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë. Kalimi do të shënohet me sinjalizim vertikal dhe horizontal.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.