Disa veprime që për një të rritur janë normale, për të porsalindurit janë të ndaluara. Ja cilat janë ato veprime:
– Të mos lani duart. Ato janë plot me mikrobe dhe sistemi imunitar i bebes është jo i maturuar.
– T’i afroheni një të porsalinduri nëse keni kollë apo grip. Madje nëse nuk jeni mirë me shëndet nuk duhet të paraqiteni në shtëpinë e të porsalindurit.
– Të lejoni të qëndrojnë shumë persona pranë tij. Foshnja mund të fillojë të irritohet.
– Mos e stimuloni tepër. Mos i këndoni shumë, mos e thërrisni vazhdimisht në emër etj. Mund ta nervozoni.
– Mos e merrni nga krahu i nënës. Nëse keni dëshirë ta merrni në krah duhet të pyesni më parë nënën. Dhe nëse ajo refuzon duhet ta kuptoni dhe të mos mërziteni.
– Të mos plotësoni nevojat e tij. I porsalinduri ka nevojë të ushqehet kur do ai, ndonjëherë të qëndrojë për shumë kohë në gjoks, të flejë kur do ai e me radhë, dhe për këtë arsye mos u përpiqni t’i vendosni orare.
– Ta lini të qajë. Nëse ai e bën këtë ka një arsye, ka nevojë për ju.
– Të mos i flisni. Fëmija ka nevojë për zërin tuaj, prandaj ju dhe bashkëshorti juaj duhet t’i flisni sa më shumë.
– Të mos e nxirrni për një shëtitje. Fëmija ka nevojë të shëtisë për të marrë rreze dielli si edhe për të qenë më i qetë.
– T’i bërtisni. E përse duhet t’i bërtisni një të porsalinduri? E qara është fjala e tij. Në vend që të bërtisni, përpiquni të kuptoni çfarë ka.