E donin Shqipëria dhe Kosova por sulmuesi me origjinë shqiptare Mërgim Berisha ka zgjedhur Gjermaninë duke lënë thatë si kuqezinjtë ashtu edhe Dardanët. 21-vjeçari i cili është në pronësi të Salzburg por aktivizohet me Altach në kampionatin austriak është grumbulluar nga Gjermania U-21 për dy ndeshjet që kombëtarja e pancerave do të zhvillojë ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Spanjës.
Trajneri i Gjermanisë U-21 Stefan Kuntz e pëlqen shumë Mërgim Berishën dhe ka arritur të djegë konkurencën e Shqipërisë dhe Kosovës për lojtarin që ka shënuar 4 gola me fanellën e Altach në këtë sezon në kampionatin austriak dhe 2 të tjerë në Kupë. Berisha është një djalosh me prindër kosovarë por i lindur dhe rritur në Gjermani, edhe pse karrierën si futbollist e ka nisur në Austri pasi është rritur si lojtar te moshat e Salzburgut.