Berlin, 22 janar – Gjermania solli vendim që ta suspendojë pjesëmarrjen e saj në misionin detar “Sofja” të BE-së, detyra e të cilit është parandalimi i transportit ilegal të emigrantëve nëpërmjet Detit Mesdhe, lajmëron DPA.
Sipas burimeve të agjencisë në Qeverinë në Berlin, në të ardhmen asnjë anije gjermane nuk do të marrë pjesë në këtë mision.
Shkaqet për këtë vendim të Qeverisë gjermane për momentin nuk dihen.
Operacioni “Sofja” filloi në vitin 2015 me qëllim që të ndalojë kontrabandistët e njerëzve në transportin ilegal të emigrantëve nga bregu i Afrikës deri në Evropë.
Krahas kësaj misioni ka për qëllim edhe t’i trajnojë pjesëtarët e rojeve bregdetare libiane në menaxhimin me kontrabandën e njerëzve, si dhe ta kontrollojë respektimin e embargos për eksport të armëve në Libi.
Mandati i tanishëm i misionit ishte rinovuar vitin e kaluar në dhjetor dhe ai skadon në fund të marsit.