Sipas mediave franceze, PSG ka bërë gati planin gjigant të skuadrës. Raportohet se sheikët e PSG-së kanë vendosur synimin që trajnerin spanjoll ta sjellin në Francë edicionin e ardhshëm. Madje, PSG e ka cak që bashkë me Guardiolën të sjellë edhe një tjetë emër të njohur.
Xavi Hernandez po shihet si asistent i Guardiolës te PSG. Pep Guardiola do të ishte dukshëm trajneri më i paguar në botë në rast se pranon ofertën e PSG-së. Poashtu, sheikët i kanë bërë gati planin për blerje të bujshme në rast se ai e pranon ofertën.