Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 116 masa, mes të cilëve pesë sanksione për ngasje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, 15 masa për ngasje pa patentë shoferi, si dhe pesë sanksione për automjete të paregjistruara.
Pesë masa janë vendosur për kalim në semaforin e kuq, gjashtë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thekson MPB.