Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.
Nga MPB-ja, kanë deklaruar se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 264 gjoba, nga të cilat 88 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 18 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, tri sanksione për shoferët fillestar.
“Shtatë gjoba janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione tjera për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tre masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe shtatë sanksione për kalimin në semaforin e kuq”, thonë nga MPB.
Nga atje kanê shtuar se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. “Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, qëndron në kumtesën e MPB-së.