Shkup, 27 dhjetor – Gjatë ditës së sotme ose të nesërme Gjykata e Apelit do të mbajë seancën publike për ankimimin për arrestimin e Orce Kamçevit, i cili është një nga të akuzuarit në rastin “Perandoria” të Prokurorisë Speciale Publike.
Nga Gjykata e Apelit për MIA-n deklaruan se gjatë ditës do të dihet saktë se kur do të mbahet seanca publike.
Kamçev ka parashtruar ankimin për arrestimin duke dhënë garanci prej rreth 14 milionë eurosh.
Ndërkohë siç shkruajnë një pjesë e mediave, Prokuroria Publike kërkoi masën e arrestit për Orce Kamçev, Sasho Mijallkov, Cvetan Pandeleski dhe të tjerë të dyshuar në rastin “Perandoria” ta zëvendësojë me arrest shtëpie. Nga PSP tani për tani nuk ka konfirmim për lajmin.
Sipas shkrimeve e njëjta pritet që të ndodhë edhe me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Kiril Bozhinovski i akuzuar për rastin “Titanik”.
Vendimet duhet që të miratohen nga gjykatësit në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Themelore Shkup.