Simferopol, 27 nëntor – Gjykata e Krimesë urdhëroi paraburgim prej dy muajve për një nga 24 marinarët ukrainas, të cilët Rusia i arrestoi fundjavën e kaluar pas incidentit në Ngushticën e Kërçit në afërsi të Krimesë.
Sot do të caktohen masat për 12 nga 24 marinarët e arrestuar.
I pari që mori paraburgim prej 60 ditëve është Vladimir Varimez i akuzuar për kalim ilegal të kufirit. Nëse dënohet, ai do të përballet me dënim me burg prej gjashtë viteve. Në seancë ai u deklarua si i pafajshëm.