Mandati pesëvjeçar i gjykatës speciale për krime të ish UÇK-së skadon më 30 qershor të vitit 2020, por zëdhënësja e gjykatës Angela Griel thotë se mandati i Tribunalit të Hagës do të vazhdojë derisa nuk përfundojnë të gjitha proceset.
Milaim Zeka, kryetar i Partisë Euroatlantike, paraprakisht thoshte se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjithashtu mund të thirret për tu marrë në pyetje në Gjykatën Speciale për Krime të UÇK-së.
Zeka tha se Gjykata e Hagës mund të ngre 200 akuza kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së.
“Politika” bën të ditur se ish pjesëtarët e UÇK-së nuk i fshehin pritjet nga qeveria e re dhe Kurti që ta heqin ligjin për themelimin e një gjykate në Hagë, nëse ai bëhet kryeministër.
Ata e akuzojnë presidentin Hashim Thaçi për formimin e asaj gjykate.