Gjykatësi federal amerikan e urdhëroi Shtëpinë e Bardhë që menjëherë ta rinovojë akreditimin e gazetarit të Si-En-En, Xhim Akosta.
Akreditimi Akostas i ishte marrë javën e kaluar, pasi që hyri në debat me presidentin amerikan Donald Tramp në konferencë për shtyp.
Gjykatësi Timoti Keli urdhëroi që akreditimi t’i kthehet gazetarit.
Akosta në dy vitet e kaluara shumë herë kishte hyrë në debat me Trampin dhe zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders.
Tramp qartë tregonte se nuk i pëlqen Si-En-En-i që para se të bëhet president dhe vazhdoi me qëndrimin e njëjtë pas ardhjes në pushtet. Ai e definon televizionin si “lajme të rreme”.
Zënka filloi pasi që Akosta i parashtroi pyetje Trampit për karvanin e emigrantëve i cili nga Amerika Jugore lëviz drejtë SHBA-së.