Shkup, 31 janar– Në Gjykatën Penale filloi seanca e sotme për lëndën “Trajektorja” në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.
Gjykatësi Goran Boshevski në fillim tha se gjykimi fillon nga fillimi pasi që ka ndryshuar këshilli gjyqësor. Në seancë marrin pjesë Gruevski, Janakieski, Peshevski dhe Georgievski.
Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PPS-së, buxhetit shtetëror i kanë shkaktuar dëm prej së paku 155 milionë euro dhe për shumën e njëjtë kompanisë zbatuese i kanë mundësuar të përfitojë dobi pronësore.