Shkup, 16 nëntor – Protesta e administratës gjyqësore përsëri i hapi çështjet për funksionimin dhe efikasitetin e gjyqësisë së Maqedonisë. Kërkesat e tyre morën mbështetje prej gjykatësve për çka Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, u tha se siç janë të zëshëm në mbështetjen ashtu duhet të reagojnë edhe për lëndët e vjetërsuara dhe krimin nga radhët e tyre.
“Është për të ardhur keq që nuk dëgjuam qëndrim nga fusha e gjyqësisë për çështjet për shkak të të cilave gjyqësia është me besimin më të ulët mes qytetarëve. Pritëm reagim edhe nga gjyqtarët edhe nga kryetarët e gjykatave edhe nga administrata gjyqësore për rastet për vjetërsim të përndjekjes së disa procedurave gjyqësore për të cilin shkak krimi mbetet i padënuar. Presim reagim edhe nga gjykatat edhe nga administrata gjyqësore për dyshime të caktuara për veprime kriminele në radhët e tyre, për të cilat nuk pamë përndjekje penale dhe procedura penale. Për shembull, video klipi, të cilin e pa gjithë opinioni dhe e ndau në rrjetet sociale, në të cilat tregtohet me lëndët gjyqësore nga ana e një të punësuari në administratën gjyqësore”, deklaroi dje Deskoska, transmeton KOHA.
Ajo i bëri thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të fillojë procedurë serioze për verifikimin e listave anketuese të gjykatësve dhe në këtë mënyrë të shfrytëzohen mundësitë ekzistuese ligjore për veting në gjyqësor, por paralajmëroi edhe biseda serioze me Bashkimin Evropian për veting të plotë në gjyqësi.
“Nevojiten procedura me të cilat gjyqësia do të kthehet në listën e institucioneve me besim. Për fat të keq, zërin nga radhët e gjyqësisë e dëgjojmë vetëm atëherë kur bëhet fjalë për shpërndarje të rrogave. Gjyqësia më së paku legjitimitet të flasë në këtë temë duke e pasur parasysh çka është bërë me alokimin e mjeteve në kuadër të gjyqësisë dhe duke i pasur parasysh rezultatet nga puna e tyre”, theksoi Deskoska.
Mbështetje publike administratës gjyqësore i dha Kolegjiumi i gjykatësve dhe Shoqata e gjykatësve nga Gjykata Themelore në Shkup.
“Këtu jemi së bashku me administratën gjyqësore të Gjykatës Penale Shkup për të dhënë mbështetje për nëpunësit gjyqësorë. Ne mendojmë se ata meritojnë paga më të larta dhe të ardhura. Bëhet fjalë për nëpunësit më të vlefshëm të vendit në përgjithësi së bashku me punonjësit e shëndetësisë dhe arsimit dhe në këtë kuptim unë mendoj se edhe nëpunësit gjyqësorë duhet të kenë, për arsye të ndryshme, të ardhura më të larta. Ata me të vërtetë kanë një punë stresuese, kanë shumë punë dhe un nuk shoh përse mos t’i mbështesim. Un nuk shoh ndonjë problem as në Këshillin e buxhetit gjyqësor dhe ne gjykatësit edhe këshilli i mbështesim nëpunësit gjyqësorë në kërkesat e tyre. Është e qartë se pagat janë rritur në të kaluarën dhe kjo tendencë duhet të vazhdojë”, deklaroi gjykatësi, Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës Penale.
Sipas Deskoskës, Xholev në vend se të japë mbështetje, duhet të reagojë për veprat e vjetruara në gjykatën e tij.
“Pres sinqerisht që kryetari i Gjykatës Penale në Shkup të dalë me protestë, ndikim mbi kolegët e tij se pse disa gjykime nuk caktohen pas tre muajve, pse vjetrohen lëndët në gjykatën e tij. Këto janë dilema dhe pyetje të cilat i parashtron opinioni dhe për të cilat pret përgjigje. Këto janë pyetjet të cilat i interesojnë opinionit. Përndryshe është shumë lehtë të protestoni dhe t’i jepni mbështetje dikujt që proteston”, tha Deskoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp të thirrur pas protestës të sotme të administratës gjyqësore.
Zëshmërinë në kuadër të gjyqësorit, siç vlerësoi, duhet ta dëgjojmë për rastet siç është arratisja e Igor Spasov, të cilat i minojnë themelet e gjyqësorit dhe të gjithë sistemit juridik.
“Nuk mund të dëgjojmë ngritje të zërit për atë se si ata do t’i ndajnë paratë brenda, por vetë duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre. A bëhet fjalë për gjykatës, kush i ka lëshuar, nuk e ka lëshuar Administrata ose dikush nga jashtë Ministrisë, e lëshon gjykatësi në procedurë gjyqësore”, tha ajo.
Për shkak të vjetrimit të veprës ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, të mërkurën u lirua nga përndjekja penale për lëndën “Trajektorja” në të cilën u akuza për “pranimin e çmimit për ndikimin e paligjshëm” gjatë ndërtimit të autostradave Shtip – Milladinovc dhe Kërçovë – Ohër. Këshilli gjyqësor, me kërkesë të avokatit me detyrë zyrtare, i cili ishte caktuar për Gruevskin, ka konstatuar vjetrim të rastit për shkak të skadimit të gjashtë viteve prej veprës së kryer ndërsa pas aktgjykim të plotfuqishëm. (koha.mk)