Shkup, 9 nëntor – Në territorin e Gostivarit dhe rrethinës deri ditën e djeshme janë regjistruar tre vetëvrasje të gjithë këto të gjinisë mashkullore të moshës mbi 30 vjeçe. Të tre vetëvrasjen janë kryer me varje, ndërsa shkak për vetëvrasjet ishin çrregullimet nervore me të cilat janë ballafaquar një kohë të gjatë, informon SPB- Tetovë, njofton Koha. Në këtë periudhë gjithashtu kanë ndodhur edhe 23 tentime për vetëvrasje, kryesisht me vetë helmim (22) dhe 1 me varje me litarë. Në numrin më të madh bëhet fjalë për helmim me lloje të ndryshme të tabletave, (sedativ) por edhe lëngje toksike, mjete për higjienë etj. “Mes atyre që këtë vit kanë dashur ti japin fund jetës më së shumti janë femra, të cilat për shkak të çrregullimeve nervore (13 raste), sëmundjeve, dashuri e pakthyeshme ose mosmarrëveshje familjare kanë vendosur për një hap të tillë. Pjesa më e madhe e tyre, pas ndihmës së dhënë nga mjekët, janë lëshuar në mjekim shtëpiak pa pasoja të rënda për jetë, në përjashtim të disa prej rasteve”, thonë nga SPB – Tetovë.