Shkup, 3 prill – Një autor i panjohur mbrëmë rreth orës 20:50 ka kryer vjedhje në një barnatore në rrugën “Kozle” në Shkup. Autori duke u kërcënuar me thikë ka marrë qarkullimin ditor dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
MPB-ja informon se e punësuara në barnatore në ora 21 ka paraqitur grabitësin në Njësinë për informim dhe komandë në Shkup.
Janë ndërmarrë masa për gjetjen e autorit dhe zbardhje të tërësishme të rastit.