Në mënyrë solemne do të shpallen sot në Prilep fituesit e granteve për mbrojtjen e natyrës përmes Programit për përmirësimin e menaxhimit me zonat e mbrojtura, të financuara nga Bashkimi Evropian. Programi zbatohet nga ana e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ndërsa në bashkëpunim e Ministrinë e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor.
Në ngjarje që do të mbahet në “Markovi Kuli” Prlep, fjalime do të mbajnë shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Uinton dhe kryetari i Prilepit, Ilia Jovcanovski. Këto grante do të ndahen për parqet kombëtare Pelister, Galiçicë dhe Mavrovë, Liqenin e Dojranit, të Ohrit dhe të Prespës, Jasenit si rezervuar natyror dhe kanjonit Matkë si monument i natyrës.