Shkup, 31 korrik – Gratë në Maqedoninë e Veriut jetojnë më gjatë se burrat për 3,8 vjetë, tregojnë të dhënat e Eurostat. Diferencë më të madhe të jetëgjatësisë mes burrave dhe grave në vendet e rajonit ka në Bullgari, ku jetëgjatësia e popullatës femërore është më e gjatë për shtatë vite. Gratë në Serbi jetojnë më gjatë se burrat për pesë vite, në Greqi për 5,1, ndërsa në Turqi për 5,6 vite. Diferencë më e madhe në jetëgjatësi mes grave dhe burrave në vendet e BE-së ka në Letoni 99, vite, në Lituani 9,8, në Estoni 8,8, në Poloni 7,9 dhe në Rumani 7,4 vite. Diferencë më të madhe ka në Holandë 3,2 dhe në Suedi 3,3 vite.