Nëntoka e Greqisë vazhdon të lëkundet nga goditjet sizmike. Një tjetër tërmet është regjistruar gjatë natës. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.
Sipas Institutit të Gjeodezisë të Athinës, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Jon. Lëkundjet sizmike u ndjenë në Zakyntho, Athinë, Lefkada dhe qytete të tjera përreth. Asnjë person i lënduar apo dëme materiale nuk janë raportuar.
Disa ditë më parë, më 26 Tetor ishulli Zakyntho u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4. Nga lëkundjet pati vetëm dëme materiale.