Pas tentimit të pasuksesshëm që t’i dorëzohet aktvendimi për vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve për lëndën “Tank” dhe pasi policia hasi në derë të mbyllur në shtëpinë e tij, të hënën, pyetja kryesore ishte ku është ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Të nesërmen arriti përgjigja se ish-kryeministri ka ikur nga shteti, ndërsa çdo ditë pas asaj dite janë radhitur informacione të cilat arratinë e plotësuan me detaje. Kryeministri Zoran Zav dje pyeti edhe nëse vullnetarisht e ka braktisur Maqedoninë ose është “rrëmbyer” pasi u bë e ditur se disa diplomatë hungarezë e kanë shoqëruar rrugës për në Budapest ku ka kërkuar azil politik.
Vetë Gruevski, të martën rreth orës 13:00 është deklaruar në Fejsbuk se është në Budapest ku kërkon azil politik për shkak të kërcënimeve për jetë në Maqedoni. Padite MPJ-ja e ka kontrolluar besueshmërinë, MPJ-ja hungareze fillimisht as nuk e konfirmoi, e as nuk e përgënjeshtroi, që mbrëmjen e 13 nëntorit, pesë orë pas publikimit të statusit në Fejsbuk edhe MPB-ja kumtoi se Gruevski është në Hungari dhe se pas tij është shpallur urhdër-arrest ndërkombëtar.
Reagimet u drejtuan rreth asaj si Gruevski, të cilit për shkak të lëndëve gjyqësore i është marrë pasaporta, e ka braktisur vendit, ka udhëtuar dhe ku ka kaluar në rrugën deri në Hungari. U kërkuan fajtorët edhe për arratisjen e ish-kryeministrit, ministri Spasovski dhe kryetari i Gjykatës penale Xholev e hedhën përgjegjësinë pse nuk i është caktuar paraburgim dhe pse nuk janë marrë masa për përndjekje. Paralelisht është kristalizuar tërë pasqyra me detaje nga lëvizja drejt Budapestit të cilat janë publikuar në mediumet në vendet e rajonit. Gruevski është transportuar me automjet diplomatik të Hungarisë dhe në shoqërimin e diplomatëve nga ai vend,
Shqipëria të enjten, zyrtarisht konfirmoi se nga territori i saj, Gruevski ka shkuar drejt Hungarisë. Të dielën më 11 nëntor në orë 19:11 minuta ai ka dalë nga Shqipëria përmes vendkalimit Hani Hotiot në drejtim drejt Malit të Zi si udhëtar në automobil në pronësi të Ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Zëdhënësi i policisë së Shqipërisë. Gentian Mulai, megjithatë dje, për AFP deklaroi se Gruevski në Shqipëri ka hyrë pa dyshim në këmbë, sepse hyrja e tij nuk është regjistruar në asnjë vendkalim kufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Mulai thekson se “që të mos tërheqë vëmendjen, Gruevski kufirin ndërmjet dy vendeve e ka kaluar ilegalisht në këmbë, nuk dihet se a në Prespë-Shqipëri Juglindore ose në Dibër-Shqipëri Verilindore “.
Mediumet serbe dhe malazeze, megjithatë, duke iu referuar burimeve diplomatike dje e sqaruan marshrutën – në Hungari ka hyrë përmes Serbisë. Me paralajmërimin se shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë pa pengesa në Shqipëri , Mal të Zi dhe Serbi me letërnjoftim dhe se deri më 13 nëntor për Gruevskin nuk është shpallur urdhër arrest ndërkombëtar, gazeta e Podgoricës “Vijesti” njoftoi se Gruevski ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor në orën 19:19 minuta përmes vendkalimit kufitar Bozhaj, ndërsa në orën 22:16 minuta të njëjtën ditë e ka braktisur vendin në vendkalimin kufitar Dobrakovo me Serbinë.
Sipas gazetës “Pobjeda” në hyrje në Malin e Zi me Gruevskin ishin dy bartës të pasaportave diplomatike hungareze – Kulsar Antal dhe Varsalvai Shaba, ndërsa kur kanë hyrë në Serbi, e kanë shoqëruar Çasar Jozef Zoltan dhe Felegjazi Shaba, gjithashtu me pasaporta diplomatike të Hungarisë. Mediumet në Podgoricë njoftuan se në Serbi ish-kryeministri ka hyrë me automobil në të cilin ishin Çasar Jozef Zoltan dhe Felegjazi Shaba, të cilët kanë pasaporta diplomatike të Hungarisë. Në ueb faqen e ambasadës hungareze në Podgoricë theksohet se Zoltan është zëvendës-ambasador i Hungarisë në Mal të Zi, ndërsa Shaba është konsull.
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë nuk ka dë me të dhëna zyrtare për arratinë dhe lëvizjen e Gruevskit dhe për atë ku janë lëshimet në tërë këtë rast. Kryeministri Zaev dje tha se është hapur hetim i dyfishtë i cili duhet të konfirmojë si ka ikur dhe kur do të përfundojë e gjithë kjo, MPB-ja do t’i kumtojë të gjitha detajet.
Në ndërkohë, autoritetet hungareze kumtuan se e shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit për azil. Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë përgatit dokumentacion të gjerë për ekstradimin e tij i cili, sipas Qeverisë, ka 800 faqe dhe këto ditë zyrtarisht do t’i dorëzohet Hungarisë.
“Presim që Hungaria ta konfirmojë miqësinë ndaj Maqedonisë dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare, gjegjësisht ta marrë kërkesën për azil, ta ekstradojë Gruevskin dhe ai këtu ta vuajë dënimin me burg”, tha kryeministri Zaev.
Zaev është i sigurt se Gruevski do të kthehet në Maqedoni, duke e theksuar shembullin me ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, i cili pasi u dënua në vitin 2010 për shkak të korrupsionit iku nga Kroacia, por një vit më vonë u kap dhe iu dorëzuan autoriteteve kroate.
“Nëse konfirmohet përgjegjësi, do të bartë përgjegjësi kushdo në shtet, duke filluar nga unë, dhe cili do tjetër. Por, nuk mund të shkarkojmë njerëz, sepse opinioni është i zemëruar. Edhe më herët është shtruar dilema nëse Zaevi është dakorduar me Gruevskin me Marrëveshjen e Përzhinës, pra doli që nuk janë dakorduar. Gjithçka që kam thënë, ashtu ka qenë. Unë them se Gruevski do të kthehet. Hungaria duhet të tregojë nëse është rrëmbyer, nëse me vetë dëshirë ka hyrë në automjet diplomatik”, ka thënë Zoran Zaev.