Derbi i Manchesterit i ka takuar Manchester Cityt. Skuadra e Pep Guardiolas dëshmoi edhe njëherë se është pretendenti kryesor për ta fituar titullin në Premierligë. Ekipi i Pep Guardiolas triumfoi bindshëm ndaj Manchester Unitedit të Mourinhos në ‘Etihad’, raporton Insporti. 3:1 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje, Goli i parë erdhi pas vetëm 12 mintuve lojë, kur David Silva realizoi për epërsinë 1:0 të ‘Qytetarëve’. Në minutën e 48′ të pjesës së dytë, epërsinë e dyfishoi Sergio Aguero pas një aksioni spektakolar të Cityt. Epërsinë për ‘Djajtë e Kuq’ nga penalltia e ngushtoi Antony Martial, kur po luhej minuta e 58′. Kur kishin mbetur vetëm katër minuta nga fundi i kohës së rregullt, për epërsinë 3:1 dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes gjermani Ilkay Gundogan. Pas kësaj fitore, City është rikthyer në krye të tabelës së Premierligës, me 32 pikë pas 12 xhirove.Manchester United ndërkaq, me 20 pikë renditet në pozitën e 8-të.
https://www.youtube.com/watch?v=LcxTTphX1mw