E shtunë, 18 Tetor, 2025
11.8 C
Skopje

Guterres “thellësisht i shqetësuar” për ligjet izraelite që kërcënojnë punën e UNRWA-së

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, shprehu shqetësim të madh lidhur me propozim-ligjet e miratuara nga parlamenti i Izraelit që ndalojnë punën e një agjencie të OKB-së, gjë që mund të ndikojë në veprimin e saj në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga miratimi i dy propozim-ligjeve nga Knesseti i Izraelit në lidhje me Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), të cilat, nëse zbatohen, mund të pengojnë UNRWA-në të vazhdojë punën e saj shumë të rëndësishme në Territorin e Pushtuar Palestinez, përfshirë Kudsin Lindor, siç është mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së”, tha Guterres në një deklaratë.

Deklarata erdhi pasi Parlamenti izraelit miratoi një propozim-ligj të hënën që do të ndalonte agjencinë kryesore të OKB-së që ndihmon palestinezët të veprojnë në vend. Nga 120 anëtarët e Knesset-it, 92 ishin pro dhe vetëm 10 kundër.

Një propozim-ligj tjetër, i cili u miratua nga ligjvënësit me një votim 87-9, u mundëson organeve të Izraelit të ndërpresin të gjitha lidhjet me UNRWA-në, duke ndaluar çdo bashkëpunim ose privilegje që agjencia kishte më parë.

Propozim-ligji do të hyjë në fuqi pas 90 ditësh.

“UNRWA është mjeti kryesor me të cilin ofrohet ndihma thelbësore për refugjatët palestinezë në Territorin e Pushtuar Palestinez. Nuk ka alternativë për UNRWA-në”, tha Guterres.

Ai paralajmëroi se zbatimi i ligjeve “mund të ketë pasoja shkatërruese” për refugjatët në Territorin e Pushtuar Palestinez, gjë që është “e papranueshme”.

“I bëj thirrje Izraelit të veprojë në përputhje me detyrimet e tij sipas Kartës së OKB-së dhe detyrimet e tjera sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ato në lidhje me privilegjet dhe imunitetet e OKB-së. Legjislacioni kombëtar nuk mund t’i ndryshojë këto detyrime”, shtoi ai.

Duke theksuar se zbatimi i këtyre ligjeve do të ishte “i dëmshëm” për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe për paqen dhe sigurinë në rajon në tërësi, ai përsëriti se agjencia UNRWA është “e domosdoshme”.

“Unë po e sjell këtë çështje në vëmendje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do ta informoj nga afër Asamblenë me zhvillimin e situatës”, tha ai.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm