Një rast tronditës i ‘hakmarrjes për përdhunim’ që përfshin 12 anëtarë të dy familjeve është zbuluar nga policia në provincën Punjab të Pakistanit.
Një burrë është akuzuar për përdhunimin e një gruaja në Pir Mahal më 20 mars. Lajmet lokale raportojnë se familja e të dyshuarit kishte kontaktuar familjen e viktimës për ‘falje dhe pajtim’.
Familja e viktimës ra dakort që ta falin përdhunuesin, por me një kusht. Që vëllai i viktimës të kryente marrëdhënie seksuale me motrën e të dyshuarit.
Familjet ranë dakort për kushtet dhe i vëllai i viktimës kreu marrëshënie me motrën e të dyshuarit.
Policia zbuloi rastin kur dy familjet përgatitën dokumentet ligjore duke rënë dakort që të mos ngrinin akuza kunddrejt njëri-tjetrit.
Të 12 të pranishmit, përfshirë 4 femra ndër të cilat edhe viktima e dytë e përdhunimit u arrestuan të shtunën.
Por ky nuk ësthtë i vetmi rast.
Një tjetër incident ka ndodhur në jugor të Multanit, korrikun e kaluar, ku një këshill i fshatit urdhëroi një hakmarrje për përdhunimi e një vajze 16 vjeçare.
Vëllai i viktimës sulmoi seksualisht një vajzës 12 vjeçare në praninë e prindërve të saj dhe 40 anëtarëve të këshillit të fshatit.