Mesfushori Besar Halimi e ka tallur Milot Rashicën në aeroportin e Prishtinës, nga ku lojtarët e Kosovës po shkojnë nëpër ekipet e tyre. Rashica pati një paraqitje mjaft të keqe mbrëmë ndaj Bullgarisë, falë edhe terrenit të rrëshqitshëm që ishte në ‘Fadil Vokrri’. Ylli i Werder Bremen pati mundësi të arta ndaj bullgarëve, por për shkak të fatit dhe terrenit të rrëshqitshëm në fushë, goli ishte i pamundur për të, përcjell Periskopi, transmeton gazeta Koha.
Dhe Besar Halimi ka gjetur momente për t’u tallur me të, teksa lojtarët po niseshin drejt ekipeve të tyre. ”A të mbaj se po rrëshqet najkah?” i thotë mesfushori i Brondbyt Rashicës, ndërsa ky i fundit përgjigjet vetëm me një buzëqeshje.