Kombinati “Jugohrom” mund të ristartohet në faza dhe vetëm pas plotësimit të standardeve evropiane, pas vendosjes së filtrave përkatëse dhe atë që si ekologji duhet ta plotësojë. Këtë sot e theksoi zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli para fillimit të debatit publik me temë “Mos ia lë të tjerëve, eja për ajër të pastër”. “Jugohrom” u mbyll pasi që, siç tha edhe kryeministri Zaev, menaxhmenti i kombinatit ishte viktimë e presioneve dhe shantazheve të qeverisë paraprake”, tha Makraduli.
Potencoi se mbeten në angazhimin jo vetëm “Jugohromi” por edhe të gjitha kapacitetet industriale, t’i plotësojnë obligimet e veta në pajtim me ligjet në Republikën e Maqedonisë. Në pyetjen e gazetarëve për grupin punues intersektorial për ndotjen i cili u takua javën e kaluar, Makraduli tha se një grup i tillë për herë të parë është formuar prej Qeverisë dhe atë do ta informojë për aktivitetet e veta.
“Është ngritur në një nivel. Është dhënë dimension politik dhe peshë politike aktiviteteve. Për herë të parë janë përfshirë edhe shoqatat e qytetarëve me përfaqësuesit e tyre të cilët ata nuk i zgjodhën në procesin dhe punën e grupit punues intersektorial. Edhe pas takimit konsultativ kemi dakorduar disa aktivitete”, tha Makraduli. Zëvendësministri Makraduli theksoi se më 19 tetor në QKM do të ketë ngjarje për analizën cilësore të asaj që ndodh me ajrin dhe paralajmëroi se do të dalin me zgjidhje.