Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim për konsultim për formim të qeverisë të parin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajn.
Pas takimit për medie është deklaruar Haradinaj, i cili ka thënë se përkrahin formimin e një qeverie të zgjedhur në Kuvend. Ai ka thënë se shpallja e zgjedhjeve në këtë kohë pandemie është e papërshtatshme dhe e paarsyeshme. “Sapo përfunduam takimin me presidentin Thaçi dhe diskutuam dy tema, për pandeminë dhe për situatën politike. AAK-ja mendon se më sigurt është që Kosova ta ketë një qeveri të votuar në Kuvend sesa një qeveri të shkarkuar në Kuvend. Nuk e shohim situatën që të shkojmë në zgjedhje, pasi shpalljen e zgjedhjeve në këtë moment e shohim të paarsyeshme dhe të papërshtatshme”, ka thënë Haradinaj.