Prishtinë, 10 qershor – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se mënyra e vetme të mbyllen çështjet mes Kosovës dhe Serbisë është pajtimi i të dy popujve dhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Kosova.
Qëndrimin e tillë Haradinaj e nxori në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që është mbajtur në Prizren me rastin e 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Kosova, sipas kryeministrit Haradinaj gjendet në një periudhë të ndjeshme, sepse konsideron ai, “çështjet e pazgjidhura me Serbinë duhet të zgjidhen “me pazare të reja politike”.
Haradinaj tha se e vetmja mënyrë për të përmbyllur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë është njohja e Kosovës nga Serbia pa pazare të tjera në dëm të shqiptarëve.
“Popujt duhet të punojnë për kohëra të vështira, shqiptarët duhet të punojnë të gjithë për kohë të vështira, burrat e dheut të asaj kohe shihet se kishin menduar ndër vite se mund të ju vie ajo ditë”, tha Haradinaj.
Seancën e sotme për përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit e ka udhëhequr kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili tha se ajo organizatë “e themelon vetëdijen kombëtare të shqiptarëve, i krijon standardet e patriotizmit dhe identitetit bashkëkohor të shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë dhe platformën dhe programin për çlirim dhe pavarësi”.